Thursday, March 7, 2013

15 Fakte Interesante Per Flokët

Secili njeri ka rreth 100.000 qime në kokë. Kuptohet ai numër ndryshon. Flokëkuqet kanë 90.000, zeshkanët 110.000, ndërsa bjondinat mund të krenohen me 140.000 qime në flokë.
Një qime floku mund të mbajë 100g peshë.Ajo teoritikisht do të thotë që flokët komplet mund te mbajnë peshë të rëndë sa dy elefanta.
Një qime e flokut tonë mund zbuloj se a pimë duhan, a drogohemi, qka hamë dhe cila është prejardhja jonë etnike. Racat e ndryshme kanë strukturë të ndryshme të flokëve.
Me ndihmën e qimës së flokut shkenctarët nuk mund ta zbulojnë gjininë tonë.
Floku jonë përbëhet kryesisht prej keratinit, prej të cilit nvaret edhe elasticiteti e thonjëve.
Trashsia e qimës ndryshon 0.02 deri 0.05 milimetra. Duhen 20-50 qime që të arrihet trashësia prej 1 milimetër.
Rrënja e flokëve nvaret prej gjeneve të nënës dhe babait.
Dietat e ashpëra mund të shkaktojnë rënje të flokëve.
Flokët janë në vend të dytë sipas shpejtësisë të rritjes së indeve, menjëherë pas palcës kurrizore.
Flokët rriten 12 centimetra në vit. Ajo do të thotë se në ditë rriten 0.03 milimetra, ndërsa në muaj 1 centimetër.
Flokët më shpesh rriten në moshën 15-30 vjeqare.
Flokët rriten më shpjtë në verë se sa në dimër.
Flokët e Afrikanëve janë më të egra ( forta ) dhe rriten më ngadalë se flokët e europianëve, ndërsa flokët e aziatikëve rriten më shpejt dhe janë më elastike.
Me siguri do t’u bien 55% të flokëve para se atë të vërejnë njerëzit rreth jush.
Është natyrale qe të humbni 50-100 qime në ditë.

No comments:

Post a Comment